Rreth nesh
Riga DK ka nisur rrugëtimin e saj në vitin 2015 me qëllimin për t’i sjellë Ferizajit një model të ri ndërtimi: komplekse banimi me standarde të larta evropiane, dizajn funksional dhe një qasje të qëndrueshme ndaj zhvillimit urban.
Qysh prej fillimeve tona, kemi arritur të krijojmë një reputacion solid falë punës së palodhur, përkushtimit ndaj cilësisë dhe bashkëpunimit me partnerë të besueshëm. Çdo projekt i yni fokusohet në komoditetin, sigurinë dhe funksionalitetin afatgjatë të banorëve.
Në vazhdim, po zgjerojmë portofolion me projekte të reja rezidenciale dhe komerciale, duke sjellë hapësira moderne dhe të përshtatura për stilin tuaj të jetesës.
